Departamenti i Prokurimit
Departamentit i Prokurimit në Komunën e Prishtinës
U.D i Departamentit,
Visar Shehu
E-mail: visar.shehu@rks-gov.net
Tel: 038 224 869
Përshkimi i detyrave të Departamentit të Prokurimit
- E bën parakualifikimin e furnizuesve, përgatitjen e dokumenteve- të ofertimit (ftesës për oferta, kërkesa për kuotime dhe kërkesa për propozime) dhe lëshimit të tyre, administrimin e tenderëve, monitorimin e procesit të prokurimit, përgatitjen e hapjes publike të ofertave dhe përpilimin e raporteve,
- Është përgjegjëse për klasifikimin e dokumenteve përkatëse dhe bën mirëmbajtjen e librarisë teknike,
- E mirëmban listën e azhurnuar të kontraktuesve dhe furnizuesve. Kjo informatë mund të mbahet lokalisht, ose nga bazat e të dhënave prej AQF-së dhe Njësisë Qendrore të Prokurimit në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Përmes AQF-së siguron se të gjithë furnizuesit, apo agjentët e emëruar të Kosovës janë të regjistruar dhe janë njësi tatimpaguese, në të kundërtën, ata nuk mund të konsiderohen për pjesëmarrje në ndonjë ofertim ose procedure të kuotimit,
- Siguron që mallrat dhe shërbimet të prokurohen në mënyrë sa më ekonomike, efikase dhe efektive. Të përgatisë specifikime të hapura, të sigurojë trajtim të barabartë dhe konkurrencë ndërmjet gjithë furnizuesve,
- Organizon procedurën e kuotimit dhe të tenderit varësisht nga çmimi i vlerësuar në bazë të limiteve financiare të miratuara,
- Asiston në aranzhimin e procedurave dhe krijimin e komisioneve për vlerësim,
- Me mbarimin e procesit të vlerësimit dhe procesit administrativ, e përgatitë kontratën dhe lëshon urdhrin për blerje,
- Asiston në monitorimin dhe ekzekutimin e kontratave dhe urdhrave për blerje,
- Përcjellë shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve në bazë të marrëveshjes,
- E bën kontrollimin e faturës në pajtim me kontratën me shënimet mbi mallrat e pranuara, shënimet e dërgesës të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave,
- Kryen edhe detyra të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin.