Dr. Izet Sadiku u lind në Hajvali të Prishtinës, më 10 qershor 1968.
Studimet Universitare në fushën e Mjekësisë së Përgjithshme dhe studimet Master në fushën e Sëmundjeve Infektive, i kreu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet e Doktoraturës, me temën “Karakteristikat e klinikës, laboratorit, diagnostikimit dhe trajtimit të Tularemisë në Kosovë gjatë viteve 2006-2011”, i kreu në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Tiranë.
Dr. Izet Sadiku ka kryer specializimin në drejtimin e sëmundjeve infektive.
Ka qenё asamblist në Kuvendin e Komunës së Prishtinës dhe kryetar i Komiteti pёr Shёndetёsi dhe Mirëqenie Sociale, gjatë periudhës 2002-2007.
Nga viti 2003, dr. Izet Sadiku ka shërbyer si Koordinator i aktiviteteve për këshillim dhe testim vullnetar për HIV.
Në vitin 2005, është emëruar këshilltar i parë politik i zëvendëskryeministrit, në fushën e shëndetësisë dhe arsimit, dhe në vitin 2008, këshilltar i parë politik i ministrit të Pushtetit Lokal.
Nga viti 2009 ёshtё asistent i angazhuar në Universitetin e Prishtinës, nё lёndёn Sёmundjet Infektive.
Ka qene shef i Ekipit për kontroll të sëmundjeve infektive gjatë vitit 2012-2020.
Nga viti 2013-2019 ka punuar si shef i Ekipit pёr kontroll të infeksioneve intrahospitalore.
Ka ligjëruar në kolegjin “Rezonanca” dhe kolegjin “AAB” nga viti 2015, nё lёndёn Sёmundjet Infektive.
Në fillim të vitit 2015, dr. Izet Sadiku ka shërbyer si këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë.
Ka qenё zëvendësministër i Shёndetёsisё nga viti 2015 deri më 2017 dhe gjatë periudhës mars – qershor 2020.
Ka qenё konsulent i OBSH-së gjatё Pandemisë COVID -19, gjatë periudhёs gusht-dhjetor 2020.
Ka qenё drejtor i Klinikёs Infektive nё periudhёn mars – qershor 2021.
Nga viti 1991 ka qenё anёtar i Këshillit tё Forumit Rinor, pastaj anëtar i kryesisё dhe 1997-2001 nёnkryetar i Forumit Rinor tё LDK-sё.
Ka qenё pjesëtar i UÇK-së nё ZOLL dhe ështё veteran i UÇK-së. Ka qenё i burgosur nga forcat serbe, nё periudhёn 21 maj – 3 nёntor 1999.
Nga viti 2019, ёshtё kryetar i Degёs së V-të tё LDK-sё dhe anёtar i Kёshillit tё Pёrgjithshёm tё LDK-sё.
Dr. Izet Sadiku është Koordinator i Departamentit për Shëndetësi.
Në zgjedhjet e fundit lokale është zgjedhur asamblist i Kuvendit të Komunës së Prishtinёs.
Aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, në Komunën e Prishtinës.
E-mail: izet.sadiku@rks-gov.net
Asistente:
Tel: 038/233-575
Drejtoria e Shëndetësisë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, si dhe mbështetur në udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës ,në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve specifike për të arritur objektivat e shërbimit të shëndetësisë primare në Komunën së Prishtinës;
Vlerëson nevojat lokale shëndetësore;
Harton buxhetin, në përputhje me nevojat lokale dhe dispozitat ligjore në fuqi;
Zbaton kujdesin parësor shëndetësor duke i dhënë përparësi zbatimit të masave parandaluese nëpërmjet zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare;
Zbaton normat dhe standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore sipas akteve ligjore të miratuara nga MSH-së;
Vendos dhe mbledh bashkëpagesat brenda kornizës së përcaktuar nga ministritë e linjës;
Përcakton prioritetet lokale dhe objektivat në bazë të informatave, në përputhje me strategjinë e kujdesit parësor shëndetësor;
Ushtron kompetenca dhe përgjegjësi të tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror;
Mbikëqyrë situatën epidemiologjike në nivel të komunës;
Mbledhë dhe analizon informatat në fushën shëndetësore në nivel lokal;
Koordinon dhe mbikëqyrë punën e Qendrës së Mjekësisë Urgjente, QKMF – së, QMF-së dhe ambulancave shëndetësore;
Organizon fushata sensibilizuese me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare dhe harton marrëveshje bashkëpunimi në fushën shëndetësore;
Raporton lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të arriturave komunale në këtë fushë;
Harton propozimet për lirimet nga shërbimet ndaj qytetarëve, nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin në fuqi;
Ndërmarrë veprime për të siguruar fonde të mjaftueshme për ngritjen e vazhdueshme profesionale të profesionistëve shëndetësorë nëpërmjet trajnimeve specifike, në harmoni me aktet ligjore në fuqi;
Zbaton kujdesit parësor shëndetësor në sektorin publik, nëpërmjet shërbimeve të mjekësisë familjare, dhe përcjellja e gjendjes shëndetësore të qytetarëve në territorin e komunës;
Harton strategjitë për kujdesin parësor shëndetësor, bazuar në nevojat e identifikuara në nivel lokal duke u dhënë prioritet masave parandaluese, dhe në respektim të gjendjes shëndetësore, moshës, gjinisë dhe pozitës ekonomiko – sociale të qytetarëve dhe kushteve dhe mundësive në ofrimin e kujdesit shëndetësor; kushteve teknologjike – mjekësore, distancës dhe konfiguracionit gjeografik, si dhe strukturës dhe përbërjes së institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor;
Ndërmerr masa parandaluese për zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm, mjekimin, shërimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve, përfshirë edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike;
Organizon dhe zbaton procesin e imunizimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi, si një nga masat themelore të kujdesit ndaj shëndetit publik;
Kujdeset për përparimin e shëndetit të fëmijëve, të rinjve dhe grupeve tjera vulnerabile;
Kujdeset për përparimin e shëndetit riprodhues;
Promovon shëndetin oral dhe kujdesin themelor stomatologjik si dhe shëndetin mendor, në pajtim me metodat e avancuara;
Kujdeset për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik të qytetarëve të komunës, nëpërmjet aktiviteteve parandaluese (por duke mos u kufizuar vetëm në këto), si: promovimit të mënyrës së shëndoshë të jetesës, edukimit shëndetësor, ndërmarrjes së masave të përgjithshme kundër epidemike dhe preventive, si: dezinsektimi hapësinor, deratizimi dhe dezinfektimi, kontrollimi i mjedisit, kontrollimi i shkaktarëve, si dhe parandalimi i sëmundjeve, çrregullimeve, lëndimeve dhe gjendjeve me rëndësi sociale mjekësore;
Zhvillon programe për aftësimin profesional të punëtorëve shëndetësorë nëpërmjet “Zhvillimit të vazhdueshëm profesional” (ZHVP), me qëllim të ngritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor;
Bashkëpunon me kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.