Alban Zogaj lindi në vitin 1983 në Prishtinë.
Shkollimin fillor e ka përfunduar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, kurse të mesmen në gjimnazin “Xhevdet Doda”. Pas përfundimit të studimeve për ekonomi në Universitetin e Prishtinës (2001-2004), në vitin 2006, mori titullin “Master në Ekonomi” nga “Staffordshire University”, në Britani të Madhe. Titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike” e mori në vitin 2015 në “Universita Politecnica Delle Marche”, në Itali.
Albani është ligjërues i lëndëve ekonomike që nga viti 2007. Ka qenë drejtor i Kolegjit “Riinvest” dhe drejtor i hulumtimeve në Institutin “Riinvest”. Si ekonomist kryesor, ka zhvilluar projekte për Korporatën e Sfidave të Mileniumit – MCC (2016-2020), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ishte këshilltar për ekonomi në Bankën Qendrore të Kosovës.
Vazhdimisht ka qenë i angazhuar në hulumtime, analiza, avokim dhe projekte zhvillimore në Kosovë.
Është autor i shumë shkrimeve e analizave, kryesisht në temat socio-ekonomike.
Në vitin 2020, Zogaj mbajti funksionin e shefit të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit.
Alban Zogaj është anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, si dhe shef i Shtabit Zgjedhor të Prishtinës.