Republika e Kosoves

Prishtinë

Zyra e Prokurimit

Sektori i prokurimit, aktivitetin, kompetencat dhe përgjegjësit e sajë i ushtron në kuadër të Ligjit (në fuqi) për prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, akteve dhe autorizimeve të autoritetit kontraktues-Kryetarit të Komunës, në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi;

Sektori i prokurimit dhe zyrtari i prokurimit në kuadër të obligimeve autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore dhe duke hyrë në raporte kontraktuale me fondet publike dhe burimet publike, obligohet që ato ti përdorin në mënyrën më ekonomike, duke marr parasysh qëllimin dhe lëndën e prokurimit.

Sektori i prokurimit, aktivitetin e saj në fushën e prokurimeve e bazon në parimet e ekonomizimit dhe të transparencës si dhe në atë të barazisë në trajtim jo-diskriminimit dhe efikasitetit te ushtrimit aktiviteteve të prokurimeve.

Komuna e Prishtinës (si autoritet kontraktues) obligohet dhe me këtë departamenti/sektori i prokurimit që në fushën e menaxhimit;, shfrytëzimit dhe të organizimit dhe disponimit në burimet publike dhe fonde publike në fushën kontraktuale të punëve publike në interes për Komunën e Prishtinës, siguron dhe është përgjegjës që:

Të gjithë operatorët ekonomik të i trajtoj në mënyrë të barabartë dhe pa kurrfarë diskriminimi (si dhe pa kurrfarë favorizimi) dhe të veproj me transparencë të plotë, në të gjitha fazat e prokurimit. Në këtë cilësi zyrtari i prokurimeve obligohet dhe është përgjegjës që te siguroj:

– Pjesëmarrjen sa më të gjerë të operatorëve ekonomik të interesuar në procedurat e tenderimit;
– Që të bëjë publikimin e të gjitha informacioneve dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me aktivitetin e prokurimit, në përputhje me ligjin;
– Që të siguroj dhe eliminoj çdo tendencë të dhënies së kritereve, kërkesave dhe specifikimeve teknike që diskriminojnë apo favorizojnë një apo më shumë operator ekonomik.
– Të siguroj që të gjitha specifikacionet teknike të precizohen paraprakisht dhe me saktësinë më të madhe të mundshme, duke përfshirë të gjitha kërkesat dhe kriteret si dhe metodat e përzgjedhjes së dhënies të saktësohen në njoftimin e kontratës, Konkursit të projektimit në ftesën për tender ose pjesëmarrje dhe në dosjen e tenderit dhe që asnjë kërkesë, kriter apo specifikim që nuk është saktësuar të mos përdoret në procesin e përzgjedhjes dhe të dhënies së kontratës me fondet publike në Komunën e Prishtinës.

Sektori i prokurimit mban evidencën për tërë procesin e prokurimeve prej fillimit të aktivitetit të prokurimit dhe deri në dhënien e kontratës;

Sektori i prokurimit është i obliguar, që në përputhje me ligjet dhe procedurat në fuqi, palës së interesuar (operatorit ekonomik) ti ofroj qasje të drejtpërdrejt në të gjitha të dhënat lidhur me një aktivitet të prokurimit, përveç informacioneve sekrete afariste.

Sektori i prokurimit është e obliguar që kontrata publike, t’i jepet operatorit ekonomik që I ka plotësuar të gjitha kriteret që më parë të publikuara në njoftimin e kontratës;

Ruan deklaratat e nevojave të Kryetarit të Komunës dhe vendosshmërisë për disponushmërinë e fondeve të ZKF;

Sektori i prokurimit, bën hetimet adekuate të tregut për mallrat,shërbimet ose punët që janë objekt i kontratave (objekt prokurimi);

Zbaton rregullat e posaçme për mundësimin e shkurtimit të afateve kohore ,kur rrethanat kërkojnë zbatimin e një aktiviteti të prokurimit në raste urgjente për komunën, në përputhje me legjislacionin dh procedurat në fuqi;

Kujdeset dhe njofton Kryetarin e Komunës për formimin e komisionit për hapjen publike të tenderëve dhe të komisionit për vlershmin e tyre;

Kujdeset dhe zbaton ndalesat sipas dispozitave ligjore në fuqi, lidhur me operatorët ekonomik të cilët konkurrojnë për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Komunën e Prishtinës (duke u kërkuar dëshmi valide);

Kujdeset që me raportet kontraktuale të Komunës të shqyrtojnë dhe vlerësojnë besueshmërinë e operatorëve ekonomik, rreth gjendjes së tyre ekonomike dhe financiare ,si dhe aftësive të tyre teknike dhe profesionale;

I propozon Kryetarit të Komunës ( autoritetit kontraktues ) themelimin e jurisë vlerësuese dhe kriteret e përgjegjësisë së tyre sipas ligjit në konkurset e projektimeve në interes të Komunës;

Është përgjegjës dhe mban të gjitha format e përgjegjësisë ligjore sipas kodit penal të Kosovës dhe i nënshtrohet dispozitave ndëshkuese të këtij kodi, për ndikim të paligjshëm në prokurim dhe mashtrim në prokurim;

Zyrtari i prokurimit të autoritetit kontraktues është personi i vetëm i autorizuar për lidhjen dhe nënshkrimin e një kontrate publike në emër të autoritetit kontraktues ( Komunës ) pas plotësimit të gjitha kushteve të parapara ligjore;

Zyrtari i prokurimit është shërbyes civil dhe përgjigjet sipas dispozitave të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës dhe largohet sipas procedurave të parapara me këtë ligj;

Sektori i prokurimit ushtron edhe funksione tjera administrative në bazë të ligjeve në fuqi dhe akteve tjera nënligjore, si dhe në bazë të vendimeve apo urdhëresave të Kryetarit të Komunës ,të cilit I përgjigjen me raporte periodike 3 (tre) mujore dhe vjetore;

Kryen edhe punë të parapara me ligj, Statutin e Komunës së Prishtinës dhe me rregulloret në fuqi.