Siguron shfrytëzimin produktiv, ekonomik dhe efikas të burimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB);
Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregulloreve, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve;
Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planeve për auditim të brendshëm;
Organizon, kryen dhe mbikëqyrë ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultatet e auditimit para Komisionit të auditimit;
Përgatitë dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitetet e auditimit të NJAB – së te Komisioni i auditimit;
Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet dhe standardet profesionale të nxjerra nga organet qendrore dhe lokale, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
Shqyrton të gjitha të dhënat teknike, ekonomike dhe financiare, si dhe informatat e dokumentit në posedim ose kontroll të subjektit në auditim;
Kopjon të dhënat, informatat apo dokumentet për qëllime të auditimit të brendshëm dhe siguron që kopjet në fjalë të jenë origjinale ose të vërtetuara;
Mund të kërko nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar që të ofrojë dëshmi fizike, shënime ose dëshmi gojore, ose informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin ose mbi aktivitetet që janë në auditim;
Ka qasje pa pengesë në stabilimentet e subjektit në auditim, dhe verifikon dhe vlerëson vlerat materiale dhe monetare të subjektit, në pajtim me rregullat dhe legjislacionin;
Propozon masat që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës;
Merr informata të certifikuara nga Thesari, BPK – ja dhe cilado organizatë publike apo private në lidhje me xhirollogarinë aktuale apo të mbyllur;
Për punën e vet i përgjigjet Kryetarit të Komunës;
Kryen edhe punë të parapara me ligj, Statutin e Komunës së Prishtinës dhe me rregulloret në fuqi si dhe vendimeve dhe urdhëresave të kryetarit të Komunës.