Republika e Kosoves

Prishtinë

Nesër fillon fushata “Tetori –muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”

2018/10/15 - 3:56

Nesër, e martë, 16 tetor 2018 nga ora 10:00, në sallën 37, ndërtesa e vjetër e Komunës do fillojë fushata ndërkombëtare “Tetori –muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, fushatë tradicionale tanimë në Kosovë, e cila ka për qëllim zbatimin e LIGJIT Nr. 05/L-078 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e vetëdijes se edhe personat me aftësi të kufizuara (PAK) mund të japin kontributin e vetë si dhe të integrohen në institucionet shtetërore ashtu edhe ato private dhe eliminimi i barrierave të cilat e pengojnë pjesëmarrjen e tyre në jetën e përditshme.
Prandaj, Njësia për drejta e njeriut (NJDNJ) në Komunën e Prishtinës, për të shënuar ditën ndërkombëtare “Mundësitë e Barabarta Profesionale për Personat me Aftësi të Kufizuar”, ka ftuar 10 persona (PAK ), që të jenë pjesë e stafit komunal për dy ditë radhazi. Këta persona do shpërndahen në drejtori të ndryshme brenda Komunës së Prishtinës dhe do te jenë pjesë e ekipit me 16 dhe 17 tetor.
Ju ftojmë të na ndiqni!