Republika e Kosoves

Prishtinë

Shtyhet afati deri më 15 korrik për pranim/anëtarësim në komitetin konsultativ për personat me nevoja të veçanta

2019/07/08 - 1:48

Në bazë të nenit 73 të Ligjit nr. 03/L – 40, për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 28/15, qershor 2008), nenit 4, paragrafët 4.2 dhe 4.5 të Udhëzimit administrativ nr. 2008/10, për organizimin dhe funksionimin e komiteteve konsultative në komuna, nenit 48 të Statutit të Komunës së Prishtinës, 01. nr. 110 – 391, të dt. 25.2.2010, dhe të pikës 4 të Vendimit 01. nr. 031 – 67047, të dt. 24.03.2015, për themelimin e Komitetit konsultativ për personat me nevoja të veçanta, Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për pranim/anëtarësim të anëtarëve në Komitetin konsultativ, më 10.06.2019, shpall:

KONKURS PUBLIK PËR PRANIM/ANËTARËSIM NË KOMITETIN KONSULTATIV PËR PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA

Bëhet pranimi/anëtarësimi i pesë (5) anëtarëve të Komitetit konsultativ për personat me nevoja të veçanta, në Komunën e Prishtinës.

Kandidati për pranim/anëtarësim në Komitetin konsultativ për personat me nevoja të veçanta, duhet t’i plotësojë këto kritere:

– të jetë banor i komunës së Prishtinës;
– të ketë përgatitje superiore (e preferuar);
– të ketë njohje dhe përvojë në fushën e personave me nevoja të veçanta;
– të ketë njohuri bazike në legjislacionin për nevoja të veçanta.

VËREJTJE: Konkurrimi juaj për pranim/anëtarësim në Komitetin konsultativ, nuk nënkupton marrëdhënie pune për angazhimin tuaj, por do t’u takojë kompensimi në bazë të vendimit të veçantë.

 

Mandati i anëtarëve në këtë Komision do të jetë tre (3) vjet, me mundësi të përzgjedhjes edhe për një mandat.

Komisioni inkurajon dhe mirëpret konkurrimin tuaj për pranim/anëtarësim në Komitet.

Kërkesa merret dhe dorëzohet drejtpërdrejt në Qendrën për shërbim me qytetarë, objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, rruga “UÇK”, nr. 2, e adresuar për Komisionin për shqyrtimin e kërkesave për pranim/anëtarësim të anëtarëve për Komitetin konsultativ.

Afati i paraqitjes së dokumentacionit është shtyrë deri më 15.07.2019

 

 

 KONKURS PUBLIK PËR PRANIM/ANËTARËSIM NË KOMITETIN KONSULTATIV PËR PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA

 

 KËRKESA PËR PUNËSIM