Republika e Kosoves

Prishtinë

Testi PISA në Prishtinë

2018/04/13 - 11:44

Më 12 prill, në Komunën e Prishtinës ka filluar procesi i vlerësimit ndërkombëtar PISA-2018, proces i cili do të zhvillohet në komunën tonë edhe në datat 13, 16 dhe 17 prill.

Drejtoria e Arsimit në koordinim me drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore, koordinatorët dhe mësimdhënësit e shkollave, në funksion të një procesi të mbarë dhe të suksesshëm iu kanë qasur me shumë seriozitet dhe profesionalizëm këtij testimit, duke realizuar gjitha përgatitjet e duhura me kohë të paraparë dhe sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara.

Për të parë nga afër rrjedhën e procesit të testimit, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit z.Jonuz Salihaj me bashkëpunëtorë realizuan vizita në institucionet edukativo-arsimore ku po mbahet testi, për t’i inkurajuar dhe uruar suksese nxënësve.

Në Komunën e Prishtinës këtij procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen nxënësit e 23 institucioneve arsimore publike dhe private, të cilët kanë lindur gjatë vitit 2002 dhe testi do të organizohet në shkencë, lexim dhe matematikë.

Vlerësimi i tillë do të jetë sa sfidues, edhe i dobishëm për sistemin e arsimit të Kosovës, sepse do të nxjerrë në pah gjendjen reale të arsimit dhe do të na orienton‒tregon, se ku janë përparësitë dhe dobësitë e arsimit në Republikën e Kosovës.