Republika e Kosoves

Rahovec

Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale

Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtimet në vijim :

1. Sektori për shëndetësi

2. Sektori për Përkujdesje sociale
Drejtoria për shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale ushtron përgjegjësitë që i ka komuna sipas dispozitave ligjore nga lëmi i shëndetësisë primare dhe përkujdesjes sociale:

a) Kryen punët dhe është përgjegjëse sigurimin e ofrimit të kujdesit parësor primar, shëndetësor si dhe përcjelljen e gjendjes shëndetësore të qytetarëve të Komunës.

b) Kryen punët në zbatimin e kujdesit shëndetësor parësor duke i dhënë përparësi masave të realizoj politikat zhvillimore lidhur me planifikimin, organizimin dhe ndërmarrjen e masave parandaluese shëndetësore nëpërmjet të konceptit të mjekësisë familjare.

c) Kujdeset që Komuna të realizoj politikat zhvillimore lidhur me planifikim, organizimin dhe financimin e kujdesit shëndetësor.

d) Koordinon dhe mbikëqyrë punën e QKMF-së, QMF, ambulancave të mjekësisë familjare dhe veprimtarisë private shëndetësore.

e) Siguron përkujdesje ndaj kategorive të dala nga lufta, familjeve të dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së.

f) Përkujdeset për sigurimin e strehimit për të pastrehët.

g) Bashkëpuno me Qendrën për punë sociale në Komunë, rreth përkujdesjes të rasteve sociale të popullatës së Komunës,

h) Vendos dhe mbledh bashkë pagesat brenda Kornizës së caktuar nga Ministra e Shëndetësisë.

i) Mbikëqyrë situatën epidemiologjike në nivel komunal.