Republika e Kosoves

Rahovec

Komunikatë për gjendjen e rrugëve në komunën e Rahovecit

2019/01/11 - 4:39

Komuna e Rahovecit është mobilizuar me të gjitha mekanzimat për pastrimin e rrugëve primare dhe sekondare në qytet dhe fshatra, pas rreshjeve intensive të borës. Si rezultat i këtij angazhimi, sot nuk ka asnjë vështirësi në lëvizje në të gjitha rrugët e territorit të komunës sonë. Ekipet e kompanive të kontraktuara jnga komuna Eko-Regjioni dhe Eko-Drinia vazhdimisht janë në terren dhe po bëjnë punën e tyre që qytetarëve të iu mundësohet qarkullimi sa më i lehtë dhe i sigurtë.
Sot po vazhdojmë me pastrimin e rrugëve të tjera më të shkurtëra nëpër të gjitha vendbanimet. Njëkohësisht, falenderojmë të gjithë ata qytetarë, të cilët vullnetarisht ju bashkangjitën aksionit të komunës për pastrimin e rrugëve nga bora.