Republika e Kosoves

Rahovec

Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike ju lusim që se pari të verifikoni se a gjendet dokumenti i kërkuar nga ju në ueb faqe zyrtare. Në qoftë se dokumentin që ju keni kërkuar, nuk është në ueb faqen e zyrtare të Komunës së Rahovecit atëherë kërkesën mund ta bëni në tek zyrtari:

Haziz Krasniqi

Zyrtar për shqyrtimin fillestar të kërkesave për Qasje në Dokumentet Publike

Rr. Dëshmorët e Pashtrikut p.n.

21000 Rahovec, Kosovë

E-mail : haziz.krasniqi@rks-gov.net dhe zyraeinformimitrahovec@gmail.com

Tel/029/276037 çdo ditë pune prej 08:00-16:00

Objektin e  ri të Administratës Komunale kati I

Informatë rreth kërkesave

Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar ose verbale.

Në këtë përfshihet edhe kërkesa me e-mail.

Me qëllim që kërkesa të shqyrtohet saktësisht ajo duhet të përmbajë: Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoni sa më tepër të keni mundësi) gjithashtu ju lusim që të jepni të dhënat tuaj si emrin dhe mbiemri ,adresa postare ose elektronike me qëllim që të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj .
Sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim dhe zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do të ju kthej përgjigje brenda 7 ditëve ashtu siç parashihet me ligjin për Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshme të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në ligjin për qasje në Dokumentet Publike .

Për më shumë shikoni Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike

Ligji per Qasje ne Dokumente Publike Nr. 06L-081 

Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokument Komuna do të ju jep informata rreth arsyet e refuzimit të kërkesës suaj.

-Të dhënat  rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike për vitin 2020

Raporti Janar-Mars 2020

 

-Të dhënat  rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2019

22 Kërkesa të pranuara për qasje në dokumente publike  
22 Qasje të lejuara
0 Qasje e kufizuar
0 Qasje të refuzuara

Raporti i QDP 2019 Shqip

Raporti i QDP 2019 Serbisht

-Të dhënat  rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2018

11 Kërkesa të pranuara për qasje në dokumente publike

11 Qasje të lejuara
0 Qasje e kufizuar
0 Qasje të refuzuara

Raporti 2018:Raporti vjetor per qasje ne dokumente zyrtare per vitin 2018 

-Të dhënat  rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2017

10 Kërkesa të pranuara për qasje në dokumente publike
10 Qasje të lejuara
0 Qasje e kufizuar
0 Qasje të refuzuara

-Të dhënat  rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2016

20 Kërkesa të pranuara për qasje në dokumente publike
20 Qasje të lejuara
0 Qasje e kufizuar
0 Qasje të refuzuara

-Të dhënat rreth kërkesave për qasje në dokumentet publike Janar-Dhjetor 2015

6 Kërkesa të pranuara për qasje në dokumente publike
6 Qasje të lejuara
0 Qasje e kufizuar
0 Qasje të refuzuara