Republika e Kosoves

Rahovec

Shpallen sportistët më të mirë të vitit 2018 nga Komuna e Rahovecit

2018/12/31 - 2:17

Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, sot është mbajtur ceremonia e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit në Komunën e Rahovecit, ceremoni kjo e organizuar nën patronazhin  e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Gjatë kësaj ngjarje u shpall sportisti më i mirë, trajneri, futbollisti, Klubi, Basketbollisti,automobilisti, peshkatari,  punëtori, sipas propozimeve të dërguara nga Klubet Sportive dhe vlersimit nga Komisioni për Zgjedhjen e Sportisitit për vitin 2018.

Nga Komisioni  Vlersues, i përbërë, nga Qemajl Krasniqi, Agim Hoti, Shaip Shala, Arbnora Sokoli, Enis Durguti, Bajram Kabashi, Qemajl Spahiu, Servete Kastrati dhe  Besim Bajraktari.

Sipas këtij vlersimi, Çmimi “Sportisti më i mirë i vitit 2018”  i takoi  Arian Çallaku

Çmimin për të e ndau Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi.

Klubi më i sukseshëm i Rahovecit  u shpall, KB “Rahoveci”.

Epiteti i trajnerit më të sukseshëm për vitin 2018 i takoi  Bujar Loci.

Ndër të tjera me një fjalë rasti, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi çmoj shumë kontributin dhe punën e vazhdueshme që e bëjnë sportistët, duke vlersuar  që sporti në Rahovec në  të gjitha disiplina është i gjallë, si dhe premtoj që perkrahja jonë si Komunë nuk do të mungoj asnjëherë.

Q.Duraku

Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun