Regjistrimi i lindjes
Regjistrimi i lindjes
Regjistrimi i lindjeve bëhet në afatin ligjor prej 30 ditëve nga dita e lindjes së fëmijës. Regjistrimet e lindjeve në institucion dhe jashtë institucionit pas afatit 30 ditësh, bëhen me vendim të komisionit për regjistrim.
Në raste të mosrespektimit të afateve ligjore për paraqitjen e lindjes apo lajmërimit të vdekjes, palët do të gjobiten në përputhje me ligjin.
Deklarimin e lindjes mund ta bëjë :
- Njëri nga prindërit ;
- Pjesëtari madhor i familjes së ngushtë ;
- Përfaqësuesi ligjor ;
- Kujdestari ;
- Përfaqësues të nënës – me prokurë të posaçme.
Dokumentet e nevojshme për fëmijët e lindur në institucionin shëndetësor:
- Kopja e dokumentit të identifikimit të vlefshëm të personit që deklaron lindjen ( letërnjoftimi, pasaporta);
- Kopja e raportit mjekësor nga institucioni shëndetësor ( flete lëshimi i spitalit);
- Kopja e certifikatës së martesës së prindërve të të porsalindur ( nëse kanë lidhur martesë);
- Pranimi i atësisë/amësisë ( nëse nuk kanë lidhur martesë);
- Ekstraktet e lindjes së prindërve ( nëse nuk kanë lidhur martesë);
- Në rast se nuk dihet babai i fëmijës- regjistrimi bëhet në emër të nënës;
- Pagesa e taksës është 1 euro.
- Afati kohor i dhënies së shërbimit : në momentin e aplikimit.
Dokumentet e nevojshme për fëmijët e lindur jashtë Kosovës :
- Certifikata origjinale e lindjes nëse ai shtet lëshon më shumë se një certifikate origjinale, ose kopja e certifikatës e vërtetuar ( e përkthyer në gjuhën zyrtare të Kosovës);
- Kopje e dokumenteve të vlefshme të identifikimit të prindërve ( letërnjoftimi ose pasaporta);
- Kopja e certifikatës së martesës së prindërve;
- Pranimi i atësisë/ amësisë ( nëse nuk kanë lidhur martesë);
- Kopja e ekstraktit të lindjes së prindërve;
- Nëse njëri nga prindërit nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, duhet të sjellë certifikatën e lindjes ose një deklaratë të vërtetuar nga noteri i atij shteti përmes të cilës pranon ta regjistrojë fëmijën në zyrën e gjendjes civile. Ky dokument duhet përkthyer në gjuhë zyrtare të Kosovës.
- Pagesa e taksës është 1 euro.
- Afati kohor i dhënies së shërbimit : në momentin e aplikimit.