Republika e Kosoves

Gjilan

Certifikatë e statusit martesor

Certifikatë e statusit martesor për shtetasit e Republikës së Kosovës

  1. Certifikatën e statusit martesor mund ta tërheq pala personalisht apo  ndonjëri nga anëtarët e familjes ( babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja), kujdestari, përfaqësuesi ligjor dhe sipas autorizimit ;
  2. Me rastin e marrjes së certifikatës së statusit martesor, pala duhet të prezantojë  para zyrtarit të gjendjes civile kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës valide të Republikës së Kosovës ;
  3. Kopjen e ekstraktit të lindjes;
  4. Nëse pala është i/e shkurorëzuar : aktgjykimin për shkurorëzim nga gjykata kompetente vendore;
  5. Pagesa e taksës është 3 euro.
  6. Afati kohor i dhënies së shërbimit : në momentin e aplikimit.

Certifikatë e statusit martesor për shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë qëndrim        të rregullt në ndonjë shtet tjetër :

  1. Certifikatën e statusit martesor mund ta tërheq pala personalisht apo  ndonjëri nga anëtarët e familjes ( babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja), kujdestari, përfaqësuesi ligjor dhe sipas autorizimit ;
  2. Me rastin e marrjes së certifikatës së statusit martesor, pala duhet të prezantojë  para zyrtarit të gjendjes civile kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës  valide të Republikës së Kosovës ;
  3. Kopjen e ekstraktit të lindjes;
  4. Vërtetim vendbanimi ku ceket gjendja martesore ( beqar/e, i/e shkurorëzuar, i/e ve), nëse në certifikatën e vendbanimit nuk ceket gjendja martesore, atëherë qytetari duhet të sjellë një deklaratë nën betim nga noteri i shtetit ku ai/ajo qëndron ;
  5. Nëse pala ka prish martesën në botën e jashtme, – aktgjykimi i njohur me aktvendim  nga gjykata kompetente e Republikës së Kosovës;
  6. Pagesa e taksës është 3 euro.
  7. Afati kohor i dhënies së shërbimit : në momentin e aplikimit.