Republika e Kosoves

Gjilan

Korrigjimi i emrit dhe mbiemrit si dhe të dhënave tjera personale

Korrigjimi i emrit dhe mbiemrit si dhe të dhënave tjera personale

  1. Kërkesa e paraqitur me shkrim në Qendrën për Shërbimin me Qytetarë;
  2. Ekstrakti i lindjes (origjinal);
  3. Certifikata e lindjes ;
  4. Vërtetimi nga arkivi ;
  5. Nëse të dhënat e prindërve janë gabim, atëherë duhen të paraqiten ekstraktet e prindërve;
  6. Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës ;
  7. Pagesa e taksës është 3 euro.
  8. Afati kohor i dhënies së shërbimit : 30 ditë nga dita e aplikimit.

Korrigjimi i emrit dhe mbiemrit i personave jo madhor :

  1. Kërkesa e paraqitur me shkrim nga  babai, nëna, kujdestari, përfaqësuesi ligjor dhe sipas autorizimit. Kërkesa duhet të paraqitet në  Qendrën për Shërbimin me Qytetarë;
  2. Ekstrakti i lindjes (origjinal);
  3. Certifikata e lindjes ;
  4. Vërtetimi nga arkivi ;
  5. Nëse të dhënat e prindërve janë gabim, atëherë duhen të paraqiten ekstraktet e prindërve;
  6. Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës të aplikuesit ;
  7. Pagesa e taksës është 3 euro.
  8. Afati kohor i dhënies së shërbimit : 30 ditë nga dita e aplikimit.