Republika e Kosoves

Gjilan

Regjistrimi i vdekjes

Regjistrimi i vdekjes  

Afati i regjistrimit të vdekjes është 30 ditë nga dita e vdekjes, ndërsa pas këtij afati, regjistrimi i vdekjes bëhet me procedurë administrative  (me vendim). Për mosrespektim të afateve ligjore për paraqitjen apo lajmërimit të vdekjes, palët do të gjobiten në përputhje me ligjin.

Deklarimi i vdekjes bëhet nga :

  • Çdo pjesëtar madhor i familjes së ngushtë ose të gjerë të të vdekurit ( me kopje të dokumenteve të vlefshme të identifikimit);
  • Për personat pa të afërm ose për kufomat e gjetura, deklarimi bëhet nga personi i autorizuar në zyrën e gjendjes civile, ku shtetasi ka vendbanimin/vendqëndrimin.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes :

  1. Kopjet e dokumenteve të vlefshme të identifikimit të deklaruesit (letërnjoftimi ose pasaporta);
  2. Dëshmia nga institucioni shëndetësor për vdekjen e personit ose aktvendimi i gjykatës (origjinale) për shpalljen e personit të vdekur ;
  3. Ekstrakti i lindjes;
  4. Certifikata e martesës për të martuarit;
  5. Dokumenti i identifikimit të personit të vdekur;
  6. Shërbimi është pa pagesë, nëse regjistrimi i vdekjes bëhet brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e mëvonshëm të vdekjes :

  1. Kopjet e dokumenteve të vlefshme të identifikimit të deklaruesit (letërnjoftimi ose pasaporta);
  2. Dëshmia nga institucioni shëndetësor për vdekjen e personit ose aktvendimi i gjykatës (origjinale) për shpalljen e personit të vdekur ;
  3. Ekstrakti i lindjes ;
  4. Certifikata e martesës (për të martuarit);
  5. Deklarata e dy dëshmitarëve të cilët kanë qenë në dijeni të drejtpërdrejtë për vdekjen e personit, e vërtetuar nga noteri për vdekjet e ndodhura para qershorit të vitit 2012.
  6. Regjistrimi bëhet me vendim të komisionit për regjistrim nga sektori i gjendjes civile;
  7. Pagesa e taksës është 3 euro. Gjoba prej pesëdhjetë (50) deri njëqind (100) euro.

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e  vdekjes që ka ndodhur jashtë Republikës së Kosovës :

  1. Kopjet e dokumenteve të vlefshme të identifikimit të deklaruesit (letërnjoftimi ose pasaporta);
  2. Certifikata e vdekjes për personin e vdekur jashtë Kosovës ( e përkthyer në gjuhët zyrtare të Kosovës) ;
  3. Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide për personin e vdekur jashtë Kosovës;
  4. Ekstrakti i lindjes;
  5. Certifikata e vdekjes ;
  6. Certifikata e martesës për të martuarit;
  7. Brenda afatit prej 60 ditësh, shërbimi është pa pagese , pas kalimit te afatit ligjor prej 60 ditësh zbatohet gjoba .