Republika e Kosoves

Gjilan

Veprime lidhur me fitimin dhe lirimin e shtetësisë

Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natyralizim – sipas   kërkesës së personit të huaj 

  1. Dokumentin e identifikimit;
  2. Dëshmi se ka qëndruar pa ndërprerë për pesë (5) vjet në Republikën e Kosovës;
  3. Dëshminë – leje e qëndrimit të përhershëm në Republikën e Kosovës;
  4. Dëshmi se posedon mjete materiale të mjaftueshme për të siguruar jetesën e vetë dhe të personave për mbajtjen e të cilave është përgjegjës pa shfrytëzuar  skemat e asistencës sociale;
  5. Dëshmi se i ka përmbushur të gjitha detyrimet  financiare ndaj shtetit ;
  6. Dëshmi se posedon njohuri elementare në njërën prej gjuhëve zyrtare me shkrim dhe lexim të Republikës së Kosovës, kulturën dhe rregullimin shtetëror ;
  7. Deklarohet dhe me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës ka dëshmuar se pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës dhe se është i integruar në shoqërinë kosovare përmes lidhjeve sociale , kulturore, shkencore ekonomike ose profesionale;
  8. Vërtetimin nga organet kompetente se ndaj palës kërkuese për fitimin e shtetësisë nuk janë duke u zhvilluar hetime për ndonjë vepër penale apo nuk është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore për ndonjë vepër penale , brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natyralizim – sipas   kërkesës së personit të huaj i cili është bashkëshort i shtetasit të Republikës së Kosovës

  1. Dokumentin e identifikimit;
  2. Dëshmi se ka lidhje martesore me shtetasin e Republikës së Kosovës, të paktën tre (3) vite ;
  3. Dëshmi se është duke jetuar rregullisht në Republikën e Kosovës për të paktën një (1) vit ;
  4. Dëshminë – leje e qëndrimit të përkohshëm të lëshuar nga organi kompetent ;
  5. Dëshmi se posedon mjete materiale të mjaftueshme për të siguruar jetesën e vetë dhe të personave për mbajtjen e të cilave është përgjegjës pa shfrytëzuar  skemat e asistencës sociale;
  6. Dëshmi se posedon njohuri elementare në njërën prej gjuhëve zyrtare me shkrim dhe lexim të Republikës së Kosovës, kulturën dhe rregullimin shtetëror ;
  7. Deklarohet dhe me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës ka dëshmuar se pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës dhe se është i integruar në shoqërinë kosovare përmes lidhjeve sociale , kulturore, shkencore ekonomike ose profesionale;
  8. Vërtetimin nga organet kompetente se ndaj palës kërkuese për fitimin e shtetësisë nuk janë duke u zhvilluar hetime për ndonjë vepër penale apo nuk është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore për ndonjë vepër penale , brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
  9. Personi i huaj i cili është bashkëshort i shtetasit të Republikës së Kosovës nuk do të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës nëse martesa ka ndodhur në kundërshtim me Ligjin për familjen.

Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natyralizim i fëmijës së mitur  të personit të huaj i cili ka paraqitur kërkesë për fitimin e shtetësisë

  1. Dëshminë se prindi i tij ka fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës ;
  2. Kërkesa për natyralizimin e fëmijës së mitur i bashkëngjitet kërkesës për natyralizim të parashtruar nga prindi. Ky rregull vlen edhe për personat e mitur të adaptuar ;
  3. Për fëmijët mbi moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare deri në moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare, është i domosdoshëm pëlqimi paraprak i tij për të fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natyralizim i pjesëtarit të diasporës të Republikës së Kosovës

  1. Dëshminë se ka lindur në Republikën e Kosovës dhe se ka lidhje të ngushta  familjare dhe ekonomike në Republikën e Kosovës  ;
  2. Dokumentin e identifikimit;
  3. Dëshmi se ka qëndruar pa ndërprerë për pesë (5) vjet në Republikën e Kosovës;
  4. Dëshminë – leje e qëndrimit të përhershëm në Republikën e Kosovës;
  5. Dëshmi se posedon mjete materiale të mjaftueshme për të siguruar jetesën e vetë dhe të personave për mbajtjen e të cilave është përgjegjës pa shfrytëzuar  skemat e asistencës sociale;
  6. Dëshmi se i ka përmbushur të gjitha detyrimet  financiare ndaj shtetit ;
  7. Dëshmi se posedon njohuri elementare në njërën prej gjuhëve zyrtare me shkrim dhe lexim të Republikës së Kosovës, kulturën dhe rregullimin shtetëror ;
  8. Deklarohet dhe me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës ka dëshmuar se pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës dhe se është i integruar në shoqërinë kosovare përmes lidhjeve sociale , kulturore, shkencore ekonomike ose profesionale;
  9. Vërtetimin nga organet kompetente se ndaj palës kërkuese për fitimin e shtetësisë nuk janë duke u zhvilluar hetime për ndonjë vepër penale apo nuk është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore për ndonjë vepër penale , brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Sqarim : Pranimin  e  kërkesës së kompletuar  nga pala e bënë Drejtoria për Administratë e Përgjithshme – Sektori i Gjendjes Civile, ndërsa  vendimin për aprovimin lidhur me  fitimin e shtetësisë e bënë Divizioni për Shtetësi  në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mënyra e aplikimit për fitimin e shtetësisë dallon prej rastit në rast. Përpos dokumentacionit  të  specifikuar sipas legjislacionit në fuqi, Zyrtari i Gjendjes Civile mund të kërkoj  dokumentacion/e shtesë për të argumentuar të drejtën për aplikim për fitimin e shtetësisë.