Republika e Kosoves

Gjilan

Komiteti për Arsim

Teuta Syliqi (LDK)

Isa Musliji (LDK)

Ardhmërie Musliu (LVV)

Faton Milazimi (PDK)

Diana Huruglica (AAK)

………………………………..

Komiteti për Arsim është përgjegjës në fushat që kanë të bëjnë me edukimin parashkollor, kopshtet e fëmijëve, arsimin fillor, të mesëm të ulët si dhe arsimin e mesëm të lartë:

Ndihmon drejtorinë për hartimin e rregulloreve komunale, në pajtim me ligjet në fuqi për arsim
Shqyrton apelet dhe propozimet e nxënësve në lidhje me cilësinë e mësimit dhe masat disiplinore
Mbështet bashkëpunimin shkollë – shoqëri, në mes të institucioneve arsimore dhe shoqërisë përreth, me institucionet publike dhe private që merren me arsimimin e personave
Ndihmon në planifikimin dhe vlerësimin e nevojave arsimore të Komunës
Shqyrton propozimet dhe inicion planet lokale arsimore
Propozon programet dhe projektet për autoritetet qendrore dhe drejtoritë që kanë të bëjnë me punën e këtij Kuvendi
Mbështet bashkëpunimin shkollë – prindër, bashkëpunimin në mes të shkollave dhe komunitetit
Shqyrton programet dhe projektet të cilat subvencionohen nga Komuna dhe propozon mbështetjen e tyre eventuale
Shqyrton prioritetet e programeve komunale në sferën arsimit dhe edukimit
Shqyrton programet komunale për investimeve kapitale në arsim, në mënyrë që t’u ofrojë institucioneve kushtet e nevojshme
Ushtron përgjegjësi tjera, nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.