Komiteti për Kulturë, Rini, Sport
|
Emri e mbiemri |
Anët. i kuvendit |
Subjekti politik |
1 |
Gentrit Murseli |
Po |
LDK |
2 |
Gresa Avdiu |
Po |
LDK |
3 |
Shkodran Shkodra |
jo |
LDK |
4 |
Valdrin Bajrami |
jo |
LVV |
5 |
Erestina Isufi |
jo |
PDK |
Komiteti për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje Gjinore është përgjegjës për fushat që kanë të bëjnë kulturën, rininë, sportin dhe gjininë
- Ndihmon drejtorinë e linjës për hartimin e rregulloreve komunale, në pajtim me ligjet në fuqi për kulturë, rini, sport dhe barazi gjinore
- Mbështet bashkëpunimin kulturë – shoqëri ,në mes të institucioneve kulturore dhe shoqërisë përreth, me institucionet publike dhe private që merren me arsimim dhe kulturë
- Ndihmon në planifikimin dhe vlerësimin e nevojave që lidhen me kulturë, rini, sport dhe barazi gjinore në Komunë
- Shqyrton propozimet dhe inicion planet lokale kulturore, rinore sportive dhe barazi gjinore
- Propozon programet dhe projektet për autoritetet lokale dhe qendrore që kanë të bëjnë me kulturë, rini, sport dhe barazi gjinore në Komunë
- Mbështet kremtimin e festave shtetërore, lokale e ndërkombëtare dhe propozon masat e nevojshme për realizimin e programeve kulturore, rinore, sportive dhe çështje gjinore
- Shqyrton programet dhe projektet të cilat subvencionohen nga Komuna dhe propozon mbështetjen e tyre eventuale
- Përcjell zhvillimet ndërkombëtare që bëhen në lëmin e kulturës, rinisë sportit dhe çështje gjinore që janë me interes për komunën
- Përkujdeset që trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit t’i kushtohet rëndësi e veçantë
- Shqyrton prioritetet e programeve komunale në sferën e kulturës, rinisë, sportit dhe çështjeve gjinore
- Shqyrton programet komunale për investime kapitale në kulturë, rini, sport dhe çështje gjinore në mënyrë që t’u ofrojë institucioneve kushtet e nevojshme
- Shqyrton propozimet për anëtarët e Bordeve të ndërmarrjeve komunale nga sfera e kulturës dhe e sportit
- Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.