Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
|
Emri e mbiemri |
Anët. i kuvendit |
Subjekti politik |
1 |
Imran Haziri |
Po |
LDK |
2 |
Leutrim Bllaca |
jo |
LDK |
3 |
Laurant Shabani |
po |
LVV |
4 |
Nafije Kadriu |
jo |
LVV |
5 |
Omer Daku |
jo |
PDK |
Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit ushtron këto përgjegjësi:
- Shqyrton propozim-vendimin për qasje në hartimin e planeve urbanistike, për miratim të projekt-planeve urbanistike
- Shqyrton propozimet e Urbanizmit për prioritet dhe strategjitë e nxjerrjes, ndryshimit plotësimit dhe implementimit të planit zhvillimor komunal, urban dhe planeve rregulluese
- Shqyrton propozim-planin e punës dhe raportin e punës të drejtorisë së linjës, para prezantimit të tij për miratim nga Kuvendi i Komunës
- Shqyrton dhe inicion propozime për sigurimin e informatave të nevojshme lidhur me zhvillimet e ndërtimeve ilegale dhe marrjen e masave për parandalimin e tyre
- Inicion dhe propozon masa për mbrojtjen e ambientit, me qëllim të parandalimit të ndotjes së mjedisit, si dhe të zbatimit të ligjit dhe akteve tjera nënligjore nga ky lëm
- Shqyrton informatat mbi zbatimin e rregullave të ndërtimit dhe kontrollin e standardeve të ndërtimit, dhe propozon masa për zbatim dhe kontrollin e tyre
- Përkujdeset dhe propozon masa për ruajtjen e objektit, të shpallura me interes arkitektonik apo historik
- Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.