Republika e Kosoves

Gjilan

Komiteti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim

KOMITETI PËR SHËRBIME PUBLIKE, KOMUNALE, MBROJTJE DHE SHPËTIM
Emri e mbiemri Anët. i Kuvendit Subjekti politik
1 Muhadin Haziri po LDK
2 Sami Ahmeti po LDK
3 Kushtrim Ibrahimi Jo LVV
4 Rexhep Sejdiu jo PDK
5 Mimoza Ramadani Xhaçkaj jo AAK

 

Komiteti për Shërbime Publike, Komunale, Mbrojtje dhe Shpëtim është përgjegjës:

  • Këshillon dhe konsultohet me drejtoritë e linjës
  • Shqyrton planet dhe raportet e punës së drejtorive të linjës
  • Përcjell zhvillimin dhe zbatimin e planeve të veprimit, në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve dhe veprimeve
  • Shqyrton propozimet për Bordin e drejtorëve dhe për ndërmarrjet publike që kryejnë shërbime komunale
  • Monitoron dhe vlerëson efikasitetin e metodave dhe procedurave për ofrimin e shërbimeve
  • cakton burimet në përputhje me rrethanat
  • Shqyrton programet e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe projektet për menaxhimin e ujërave të zeza
  • Shqyrton buxhetin e propozuar vjetor për shërbime, parashikimet e fondeve të nevojshme për personel, mallra e shërbime dhe investime
  • Shqyrton raportet për Kuvendin e Komunës, për sistemet operative dhe përmirësimet
  • Këshillon dhe konsultohet në lidhje me çështjen e mbledhjes së kuotave në arkëtim në të gjitha ndërmarrjet shërbyese
  • Shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me transportin publik dhe propozimet strategjike për rrugët lokale
  • Shqyrton programet për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës
  • Shqyrton realizimin e projekteve të infrastrukturës
  • Shqyrton kërkesat e komuniteteve për ndërtimin e infrastrukturës
  • Monitoron realizimin e programeve për parqet, fushat rekreative dhe të argëtimit, shëtitoret publike, hapësirat publike etj
  • Propozon masat e veçanta për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera natyrore, kujdeset për zbatimin dhe përparimin e këtyre masave
  • Shqyrton planet e veçanta dhe i propozon drejtorisë së linjës dhe Kuvendit të Komunës nxjerrjen e planit për mbrojtje nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera natyrore, në mbështetje të vlerësimit të rrezikut nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera natyrore në pajtim me udhëzimet e lëshuara nga Ministria
  • Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.