Republika e Kosoves

Gjilan

Komiteti për Gjeodezi, Kadastër, Pronë

  • Fitim Guda – kryesues
  • Vjollca Matoshi – z/kryesuese
  • Sami Ahmeti
  • Isa Agushi
  • Nehat Osmani
  • Arzie Nuhiu
  • Selami Azizi

Komiteti për Pronë, Kadastër dhe Banim mbështet zhvillimin e ardhshëm të komunës, posaçërisht në lidhje me ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të pronës – paluajtshmërisë komunale

Shqyrton propozim-vendimet për dhënien në shfrytëzim të pronësisë komunale, para miratimit të tyre nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit

Shqyrton propozim-vendimet për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të paluajtshmërive në pronësi private, për të cilat destinohet realizimi i përmbajtjeve të caktuara të objekteve me interes të përgjithshëm

Shqyrton masat për ruajtjen dhe kthimin e pronave komunale

Shqyrton propozim-vendimet për dhënien e tokës në pronësi komunale, në shfrytëzim për ndërtime të objekteve të interesit të përgjithshëm

Përcjell dhe përpunon zbatimin e legjislacionit që rregullon sferën e pronësisë në Kosovë, gjegjësisht në komunë

Trajton çështjen e uzurpimeve arbitrare të pronësisë komunale dhe propozon masa për kthimin e asaj prone dhe masat tjera ligjore ndaj uzurpuesve

Në bashkëpunim me Komitetin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, përkujdeset për mbajtjen e evidencave të pronës komunale, ruajtjen e regjistrave të tyre dhe transaksionet eventuale të kësaj prone

Shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me evidencimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave të pronave të Komunës

Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.