Republika e Kosoves

Gjilan

Komiteti për Arsim

  • Afërdita Balaj (LDK) – kryesues
  • Drita Maliqi (AKR) – z/kryesues
  • Teuta Suliqi (LDK)
  • Arta Hyseni (LDK)
  • Fehmi Sylejmani (LVV)
  • Imrane Thaqi (PDK)
  • Tahir Hamiti (Nisma)

Komiteti për Arsim është përgjegjës në fushat që kanë të bëjnë me edukimin parashkollor, kopshtet e fëmijëve, arsimin fillor, të mesëm të ulët si dhe arsimin e mesëm të lartë

Ndihmon drejtorinë për hartimin e rregulloreve komunale, në pajtim me ligjet në fuqi për arsim

Shqyrton apelet dhe propozimet e nxënësve në lidhje me cilësinë e mësimit dhe masat disiplinore

Mbështet bashkëpunimin shkollë – shoqëri, në mes të institucioneve arsimore dhe shoqërisë përreth, me institucionet publike dhe private që merren me arsimimin e personave

Ndihmon në planifikimin dhe vlerësimin e nevojave arsimore të Komunës

Shqyrton propozimet dhe inicion planet lokale arsimore

Propozon programet dhe projektet për autoritetet qendrore dhe drejtoritë që kanë të bëjnë me punën e këtij Kuvendi

Mbështet bashkëpunimin shkollë – prindër, bashkëpunimin në mes të shkollave dhe komunitetit

Shqyrton programet dhe projektet të cilat subvencionohen nga Komuna dhe propozon mbështetjen e tyre eventuale

Shqyrton prioritetet e programeve komunale në sferën arsimit dhe edukimit

Shqyrton programet komunale për investimeve kapitale në arsim, , në mënyrë që t’u ofrojë institucioneve kushtet e nevojshme

Ushtron përgjegjësi tjera, nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.