Republika e Kosoves

Gjilan

Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor

Përbërja:

Mumim Kqiku, jurist

Ismet Mehmeti, ing. i Ndertimtarise

Fatos Jashari, master i Arkitektures

Bashkim Shala, ekonomist

Ismet Azizi, gjeograf

Qendresa Bajrami Ramadani, gjeografe

Jugosllav Petroviq, jurist

Kompetencat:

  • Jep mendime, propozime dhe vërejtje në propozimet e kryetarit të Komunës lidhur me dokumentet e planifikimit hapësinor (Planit zhvillimor komunal, Hartat Zonale të Komunës dhe Planeve rregulluese të Hollësishme) dhe dokumentet tjera të cilat i miraton Kuvendi i Komunës.
  • Hulumtime të ndryshme, mendime dhe ide rreth iniciativave të ndërmarra nga Kryetari i Komunës, Komitetet e përhershme apo edhe Kuvendi i Komunës në fushën e Planifikimit Hapësinor
  • Paraqitja e pikëpamjeve dhe mendimeve të qytetarëve te Kryetari i Komunës dhe Kuvendi i Komunës
  • Shqyrton dhe propozon zgjidhje përkatëse për problemet e identifikuara të dokumenteve për strategjitë zhvillimore.
  • Përcjell dhe kujdeset për procedurat nëpër të cilat duhet të kalojnë dokumentet e planifikimit hapësinor të cilat në pajtim me dispozitat ligjore miratohen në Kuvendin e Komunës.
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat dalin nga fusha e planifikimit hapësinor.