Republika e Kosoves

Gjilan

Komiteti për Gjeodezi, Kadastër, Pronë

Emri e mbiemri Anët. i kuvendit Subjekti politik
1 Riad Elezi Po LDK
2 Nezahate Agushi jo LDK
3 Arjeta Bllaca jo LVV
4 Arber Musliu po LVV
5 Ardita Kozmaqi jo PDK

 

Komiteti për Pronë, Kadastër dhe Banim mbështet zhvillimin e ardhshëm të komunës, posaçërisht në lidhje me ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të pronës – paluajtshmërisë komunale

  • Shqyrton propozim-vendimet për dhënien në shfrytëzim të pronësisë komunale, para miratimit të tyre nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit
  • Shqyrton propozim-vendimet për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të paluajtshmërive në pronësi private, për të cilat destinohet realizimi i përmbajtjeve të caktuara të objekteve me interes të përgjithshëm
  • Shqyrton masat për ruajtjen dhe kthimin e pronave komunale
  • Shqyrton propozim-vendimet për dhënien e tokës në pronësi komunale, në shfrytëzim për ndërtime të objekteve të interesit të përgjithshëm
  • Përcjell dhe përpunon zbatimin e legjislacionit që rregullon sferën e pronësisë në Kosovë, gjegjësisht në komunë
  • Trajton çështjen e uzurpimeve arbitrare të pronësisë komunale dhe propozon masa për kthimin e asaj prone dhe masat tjera ligjore ndaj uzurpuesve
  • Në bashkëpunim me Komitetin për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, përkujdeset për mbajtjen e evidencave të pronës komunale, ruajtjen e regjistrave të tyre dhe transaksionet eventuale të kësaj prone
  • Shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me evidencimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave të pronave të Komunës
  • Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.